Ish-gazetarja Arbana Xharra, kishte bërë bujë të madhe kur kishte aderuar në PDK gjatë 2017.
Pas kësaj ajo punoi në kabinetin e atë kohë kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, por pas pak muajsh u tërhoq, dhe shkoi për të jetuar në Amerikë, ku është edhe sot.
Xharra sot ka reaguar ndaj ish-koleges së saj të partisë, Ganimete Musliu e cila e propozoi për presidente të vendit, propozime “ironike” të figurave të ndryshme që po i bën çdo javë.
Por kjo nuk i ka pëlqyer Xharrës e cila ka quajtur deputeten Musliu si erdoganiste, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Ganimete Musliu me paska propozu për presidente.
Mendova pak a ja vlen me tu falënderuar për këtë “nder” që ma paska ba. Ndërkohë që mesreshtave paske përmendur edhe “baben Erdogan”, jo rastësisht, sepse ti dhe miku yt Mërgim Lushtaku e adhuroni.
E qysh ka mundësi unë me qenë e propozuar për presidente nga një erdoganiste.
Jo Gane, s’mundesh me dashtë edhe Kosovën edhe Erdoganin. E në anën tjetër me lehtë është me qenë deputete, ministre e presidente në Kosovë se me vite të tera me u marrë me taliban, ISIS edhe erdoganistë.
Kështu që privilegjet e posteve po ua le juve unë kam punë më të rëndësishme.