Një zyrtar i lartë shëndetësor amerikan, i ka thënë ABC news se një vaksinë e tretë mund të aprovohet në muajin janar.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Admirali Brett Giroir, ndihmës sekretar në departamentin shëndetësor të SHBA-së, tha se të dhënat do të lëshoheshin për vaksinën e coronavirusit e cila po zhvillohet nga Johnson & Johnson në bashkëpunim me Janssen.
Ai shtoi se administrata e presidentit Donald Trump ishte e bindur se deri në qershor të vitit 2021, kushdo që dëshiron të vaksinohet në SHBA do të ketë atë mundësi.
Dy vaksinat e tjera, ajo e Pfizer si dhe e Moderna-s, tashmë janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA.
SHBA-ja tanimë ka filluar me vaksinimet e para që nga e hëna me vaksinën e Pfizer-BioNTech.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 17.6 milionë, derisa kanë ndërruar jetë 316 mijë persona që nga shpërthimi i pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.