×
  • Lajme
  • Botë

    ​Kaos në bordin e avionit, vdes pasagjeri me Covid-19

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 18:00

    Avioni i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando dhe kishte destinacion Los Anxhelosin, u përfshi nga kaosi në bord, pasi një pasagjer i dyshuar me koronavirus ka vdekur.


    Foto të publikuara nga pasagjerët tregojnë kaosin në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që u ndje keq, i cili u shpall i vdekur menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar në Nju Orleans.

    Mjekët u ngjitën menjëherë në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën pasagjerit, teksa të gjithë të tjerët u larguan nga avioni, por nuk ia dolën, shkruan Daily Mail.

    Bashkëshortja e viktimës zbuloi se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!