×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhepi: Partitë shqiptare të merren vesh, mos t’ia lënë në dorë Listës Serbe fatin e qeverisë Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, thotë se partitë shqiptare duhet të merren vesh për temat nacionale dhe mos t’ia lëjnë në dorë që Lista Serbe të vendos për fatin e një qeverie Rexhepi në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se pozitë e opozitë duhet të japing zgjidhje të drejta. “Nëse është me nda çështjen e presidentit nga zgjedhja e qeverisë, është një nga strategjitë për me i dhënë zgjidhje këtij vendi, dhe e kanë obligim të gjitha partitë ta bëjnë këtë, e jo përmes deklaratave”, ka deklaruar Rexhepi. Ai thotë se faktorët qëe kanë determinuar që gjendja të vije në këtë situatë, nuk i takon veç një subjekti politik. Fatmir Rexhepi i LDK-së: Do ta votoja edhe Ramush Haradinajn për president Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon të këmbëngulë se për t’u bërë president, duke bërë të qartë se partia e tij nuk jep vote për kandidat tjetër. Për kandidaturën e Haradinajt ka folur deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili ka thenë se ai nuk do ta kishte problem ta jepte votën e tij për kreun e AAK-së, nëse ai do të ishte kandidat konsensual i partive politike. “Nëse Haradinaj e merr konsensuin e partive, pse jo, mesazhi im është duhet ta ndajmë pozitën e presidentit, dhe më pas vendoset nëse shkohet në zgjedhje, në shkurt apo mars, apo bashkë me zgjedhjet lokale. Nëse e duam këtë shtet duhet të heqim ngapak nga vetja”, ka deklaruar Haradinaj në REPORTERI/INTERVISTA. Kurse i pyetur për kadidaturën e mundshme të Vjosa Osmanit për presidente, deputeti Rexhepi, ka thënë se e ka përmendur si kuadër të mirë të përgatitur. /Reporteri.net/.

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 20:50

    Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, thotë se partitë shqiptare duhet të merren vesh për temat nacionale dhe mos t’ia lënë në dorë që Lista Serbe të vendos për fatin e një qeverie.


    Rexhepi në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se pozitë e opozitë duhet të japin zgjidhje të drejta.

    “Nëse është me nda çështjen e presidentit nga zgjedhja e qeverisë, është një nga strategjitë për me i dhënë zgjidhje këtij vendi, dhe e kanë obligim të gjitha partitë ta bëjnë këtë, e jo përmes deklaratave”, ka deklaruar Rexhepi.

    Ai thotë se faktorët që e kanë determinuar që gjendja të vije në këtë situatë, nuk i takon veç një subjekti politik.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!