×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nis dimri, në fundjavë do të nis edhe bora

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 8:11

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot, në 11:02 fillon stina e dimrit.


    IHK njofton se edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

    “Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius”.

    Ndërkaq, nga fundjava pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

    Kjo situatë e krijuar do të ndikojë në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!