Mediat italiane raportojnë se në vend është zbuluar pacienti i parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili sipas ekspertëve e ka origjinën në Britaninë e Madhe.
Rasti është identifikuar në laboratorët e spitalit ushtarak Celio në Romë. Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që është izoluar së bashku me familjarët, njoftoi ministria italiane e Shëndetësisë, raportojnë mediat atje.
Varianti i ri i koronavirusit që besohet se ka pësuar mutacion u zbulua në Londër dhe sipas ekspertëve përhapet më shpejt. Ndërkohë, ekspertët e Bashkimit Europian besojnë se vaksinat ekzistuese Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn i tha transmetuesit publik Zdf: “Sipas gjithçkaje që dimë deri më tani, varianti nuk ka asnjë ndikim te vaksinat, të cilat mbeten efektive”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.