Debati i gazetarit Valon Syla me mërgimtarët që ka filluar shumë kohë më parë ka rezultuar me mbylljen e profilit të tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Vazhdimisht kritikat e Sylës për mërgimtarët janë marrë si fyerje nga ana e tyre.
Komentuesit madje kanë kërkuar nëpër rrjete sociale që të raportohet profili i Sylës.
“Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni.” , kishte shkruar ai në facebook.
Por, profili i tij është rikthyer sërish më vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.