×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Vetëm MSH interpreton masat anti-COVID, Policia dhe inspektoratet të veprojnë menjëherë nëse hasin vendime tjera

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 14:52

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk e merr asnjë vendim dhe asnjë masë pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet e involvuara në zbatueshmërinë e Ligjit për pandeminë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se autoriteti i vetëm në Kosovë që interpreton masat anti-COVID është MSH, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka bërë thirrje tek Policia dhe inspektoratet që të veprojnë menjëheë në rast se hasin në ndonjë vendim të lëshuar nga institucione tjera.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Asnjë masë dhe asnjë vendim, Ministri i Shëndetësisë nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë.

    Çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

    Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë.

    Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave.

    Bashkë ia dalim!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!