×
  • Lajme
  • Lajme

    Meliza Haradinaj e “privatizon” ashensorin e Ministrisë – maltreton punonjësit të ngjiten 11 kate shkallëve

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 16:08

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, duket se më çdo kusht dëshiron t’i shmang takimet me punonjësit e tjerë të kësaj Ministrie.


    Që të mos ndeshet me askënd, ajo e ka përvetësuar njërin nga dy ashensorët e ndërtesës së MPJD-së të cilin e përdorë vetëm ajo, shkruan Reporteri.net.

    Punëtorë të kësaj Ministrie i kanë treguar Gazetës Online “Reporteri.net”, se objekti i ka dy ashensorë gjithsej dhe se njërin nuk guxon ta përdorë askush tjetër veç saj, madje as zëvendësministrat.

    Ky veprim i ministres Haradinaj Stublla, siç ka mësuar Gazeta, po i detyron punonjësit e MPJD’së që shumicën e rasteve të ngjiten shkalleve në ndërtesën 11 katëshe, për shkak të tollovisë që krijohet për t’u ngjitur me ashensorin e vetëm që është lejuar për përdorim nga mbi 200 punonjësit e Ministrisë.

    Nuk dihet nëse ky përvetësim që i ka bërë ministrja ashensorit po bëhet si preventivë kundër COVID-19, apo për ndonjë arsye tjetër.

    Kjo pasi Zyra për Informim e kësaj Ministrie, sikur për shumë çështje tjera nuk ka kthyer përgjigje as për këtë teke të ministres Haradinaj-Stublla.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se Haradinaj i ka kufizuar në maksimum edhe kontaktet me zyrtarët e ministrisë që ajo drejton. Me ministren, sipas punonjësve të kësaj ministrie, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt vetëm kabineti i saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!