×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Istog, dy persona bëhen për spital

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 17:26

    Një aksident trafiku para pak minutave ka ndodhur në fshatin Cërrcë të Istogut.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai ka treguar se dy persona kanë mbetur të lënduar.

    “Para pak minutave ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Cërrcë të Istogut, ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare të Istogut”, ka deklaruar Gashi.

    Ndërkohë policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel te vozitësit të kenë kujdes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!