×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet në Kosovë, Markelian Cungu, njeriu që plagosi me kallash çiftin Laze

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 18:22

    Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu, personazhi i përfshirë në shumë vjedhje në Shqipëri, ku ngjarja me e fundit që është implikuar është ajo e muajit Janar 2020 në Tiranë.


    Cungu së bashku me Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç i arrestuar në Tiranë, kanë hyrë në banesën e Petrit dhe Afërdita Laze, me qëllim për të vjedhur.

    Me vete kanë pasur një automatik dhe një pistoletë, ku për shkak se janë ndjerë nga pronari i shtëpisë, mes dy grabitësve dhe Petrit Lazes ka filluar përleshja në korridorin e shtëpisë.

    Si pasojë e kësaj situate, ka rezultuar e provuar se Markelian Cungu, ka qëlluar me automatik në drejtim të Petrit Laze, duke e plagosur rëndë me një plumb në bark, ndërsa ka plagosur dhe bashkëshorten e tij, Afërdita Laze.

    Më pas Mertënikaj dhe Cungu janë larguar me shpejtësi, duke hedhur armët disa metra larg banesës.

    Pas disa ditësh është identifikuar nga një analizë ADN-je, Fatjon Mertënikaj, ndërsa tashmë është arrestuar dhe Markelian Cungu në Kosovë.

    Pritet që në ditët në vijim Cungu të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!