Një person është plagosur me armë zjarri sot në Shtime, pas një mosmarrëveshje më një të dyshuar, i cili më pas është arrestuar.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Policia është vënë në drejtim të të dyshuarit, dhe brenda një periudhe të shkurtë, është arrestuar një i dyshimtë. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdor
“Sot rreth orës 16:40 në Shtime, policia ka marr informata që ka gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarët ka kuptuar që një person është dërguar në ambulancën në Shtime dhe nga atu është dërguar në QKUK në Prishtinë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. I njëjti ka plagë në këmbë, dyshohet se nga arma e zjarrit. Policia menjëherë është vu në ndjekje të personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, më të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Po ashtu policia ka vrejtur se personi në fjalë ka një lëndim në dorë dhe i njëjti është dërgua fillimisht në ambulancën në shtime. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e specializuara dhe do të merren informata për ndriçimin e rastit”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net/.
.