Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Veternik, rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë mbetur të lënduar 5 persona.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Agron Borovci.
“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona”, ka deklaruar ai.
Borovci ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.