×
  • Lajme
  • Lajme

    Express: Kushtetuesja e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 21:06

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.


    Vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

    Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi.

    Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!