×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri e lë të hapur mundësinë të takohet me Vjosa Osmanin për ta bindur të mbetet në LDK

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 21:17

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e mbetjes së Vjosa Osmanit në parti, përkundër se kjo e fundit ka deklaruar se do të hapë një iniciativë të re politike.


    Ai ka thënë se nuk e kam përjashtuar mundësinë e takimit me Vjosa Osmanin.

    Haziri tha se Vjosa Osmani nuk është përjashtuar nga LDK-ja, vetëm nga pozita e nënkryetares.

    Ai ka lënë mundësinë që të takohet me Vjosën për të folur për mundësinë.

    “Është rruga e vetme që LDK i jep mundësi me u kthy, është rruga e unitetit dhe bashkimit të gjitha copave të vogla. Duhet me shtjerrë çdo mjet, çdo mundësi, çdo aftësi dhe mekanizëm për me ndërtuar unitet të gjerë”, ka deklaruar Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Por, Haziri ka thënë se parimi i shumicës nuk duhet të thyhet, dhe se kur vendos shumica duhet të respektohet.

    Ai më tej ka thënë se iniciativa politike që e ka marrë Vjosa është vullnet i saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!