×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende s’ka vendim zyrtar të Kushtetueses për zgjedhje të reja, por Vetëvendosje “shpërthen” në gëzim

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 22:02

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.


    Vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

    Pas këtij lajmi kanë reaguar nga Vetëvendosje që kanë “shpërthyer” në gëzim duke thënë se deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të kalojnë 51%.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se paramendo çfarë përqindje do të arrijnë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    “51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

    Kurse Adnan Rrustemi zyrtar nga VV ka thënë se deri pas 45 ditësh, VV do të rritet në 61%.

    “45 ditë nga sot janë të gjata për të mbetur 51%. Deri atëherë 61% është numër real”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!