×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja po na çon në zgjedhje, AAK fton kryesinë ta bëjë gati listën e kandidatëve për deputetë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 22:07

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.


    Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Pas këtij lajmi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar kryesinë dhe kryetarët e degëve për takim në orën 11:00.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar mesazhin që ju ka dërguar zyrtarëve të saj.

    Me kërkesë të Kryetarit Haradinaj ju ftoj nesër në takim të Kryesisë me Kryetarë të degëve.
    Datë 22 dhjetor, në oren 11:00, në zyren qëndrore të Aleancës.

    Temat e takimit:

    1. Zhvillimet e fundit politike në vend:
    a). Lista e kandidateve për deputet;
    b). Porositë programore për zgjedhjet parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!