×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla publikon fotografinë e Kurtit Kryeministër

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 22:23

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka shpërndarë një fotografi të kreut të kësaj partie e ish kryeministrit të vendit Albin Kurti, ku shkruan “Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”.


    Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, zyrtarët e VV-së kanë filluar të shpërndajnë fotografi të liderit të partisë.

    Një postim të tillë e ka bërë ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetës Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

    Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

    Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

    Lëvizja Vetëvendosje lëndën për votën e Etem Arifit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese më 11 korrik të këtij viti. Sipas partisë që drejton Kurti, Etem Arifi, s’kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar, meqë ishte dënuar nga Gjykata me vendim të prerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!