×
  • Lajme
  • Lajme

    Adnan Rrustemi i VV-së: Vendimi i Kushtetueses nuk e pengon kandidimin e Albin Kurtit për deputet

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 23:57

    Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se kanë qenë të bindur se dekreti për Qeverinë Hoti ka qenë i padrejtë.


    I pyetur nëse ky vendin ia pamundëson Albin Kurtit kandidimin në zgjedhjet e ardhshme Rrustemi është përgjigjur.

    “Është një interpretim i gabuar nga disa. Zoti Kurti ka qenë i dënuar me kusht. Dënimi me kusht në bazë të Kodit Penal nuk ka efekte dhe pasoja juridike”, tha Rrustemi në RTV Dukagjini.

    Rrustemi thotë se thelbi i vendimit të Kushtetueses ka të bëjë me ata që janë dënuar me 1 vit e më shumë më burg.

    I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese konsiderohet edhe tash e kapur, Rrustemi është përgjigjur.

    “Gjykata kushtetuese ka nxjerr aktgjykime të padrejta shumë herë, por aktgjykimi i sotëm konfirmon se vendimi i Presidentit për dekretimin e Hotit ishte i padrejtë…Për ne aktgjykimet e padrejta mbeten të tilla dhe duhet të trajtohet specifikisht secili rast dhe secili akt, pastaj marrin kuptim në raste të caktuara”, tha ndër të tjera Adnan Rrustemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!