×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Me Valonin mund të mos pajtohemi, por qyqare të ia ndalësh gojën me sulm fizik

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 14:50

    Për sulmi fizik ndaj gazetarit Valon Syla ka reaguar edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Ai ka mbrojtur lirinë e shprehjes, duke thënë se mund të mos pajtohemi me mendimin e tjetrit, por asnjëherë mendimin të ia ndalosh dikujt me sulm fizik.


    Haziri në reagimin e tij ka thënë se një shoqëri pa media e gazetarë do të ishte shoqëri e mjerë.

    “Me Valonin edhe mund të mos pajtohemi nganjëherë, por tentimi me ia ndal gojën përmes sulmit fizik është qyqar dhe i dënueshëm. Një shoqëri pa media e gazetarë, kishte me qenë shoqëri e mjerë”, ka thënë Haziri.

    Gazetari Valon Syla është sulmuar sot në lagjen pejton nga një person të cilin tash pjo e kërkon edhe policia.

    Ky sulm vjen pas shprehjes së disa qëndrimeve të gazetarit Syla lidhur me diasporën kosovare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!