Kryeministri Hoti do të prezantojë sot masat e reja në një konferencë shtypi.
Mediat po raportojnë se disa nga masat e reja që do të hyjnë në fuqi që nga nesër, zgjasin orarin e lëvizajes dhe do të vlejë në të gjitha komunat.
Sipas raportimeve, masat parashohin që nga ora 05:00 deri në orën 20:00 do të lejohet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve.
Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbimin “Merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.
Sidoqoftë, për masat, zyrtarisht do të flas kryeministri Hoti në konferencë për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.