Analisti nga Amerika, Uk Lushi ka reaguar ndaj rrahjes së gazetarit Valon Syla, duke thënë se personi e ka sulmuar më së shumti diasporën.
Ai ka thënë se sulmi ndaj Sylës tregon se ka diçka të kalbur në shoqërinë tonë.
Reagimi i tij:
I turpshëm sulmi kundër gazetarit Valon Syla. Personi që e ka sulmuar Sylën e ka sulmuar më së shumti Diasporên. Ky sulm i ulët tregon se ka diçka të kalbur në shoqëritë shqiptare që nuk po mund mësohen me mendimin ndryshe. Thërras gjyqësinë në Kosovë ta dënojnë me burg maksimal sulmuesin. Nuk ka lidhje a pajtohesh apo jo me dikë, sulmi fizik e provon primitivizmin e atij që sulmon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.