×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani nis takimin me Memli Krasniqin e PDK-së

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 15:09

    Ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi.


    Osmani dhe Krasniqi pritet të diskutojnë për datën e zgjedhjeve, dhe pas takimit përfaqësuesi i PDK-së pritet t’i drejtohet medieve, shkruan Reporteri.net.

    Para këtij takimi Osmani ka takuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti, por ky i fundit ka thënë se nuk kanë biseduar për një datë të mundshme të zgjedhjeve të reja.

    Kurse Arban Abrashi që ishte në takim me Osmanin, ka thënë se si datë e mundshme është 7 shkurti për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    Pas takimit me Memli Krasniqin, u.d. e presidentes do ta presë në takim edhe Besnik Tahirin nga AAK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!