Kryeministri në detyrë, Avullah Hoti, nuk ka qenë në gjendje të jape një përgjigje nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të vendit.
Ka thënë se për emrin e kandidatit për kryetar qeverie nga LDK e japin organet e partisë.
“Jo nuk mund ta tregoj sot, se varet nga diskutimet brenda strukturave të partisë. Jemi parti më e strukturuar sa i përket vendimmarrjes sa i përket këtyre çështjeve”, ka thënë Hoti.
Kurse i pyetur për mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Vetëvendosjen, Hoti as kësaj pyetje nuk ka mund t’i japë përgjigje.
“Koalicioni do të përcaktohet në bazë të programeve që kanë bërë partitë”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.