Përfaqësuesi i PDK-së, në takim me Vjosa Osmanin, Memli Krasniqi ka thënë se u.d. së presidentes e ka njoftuar për pjesën e obligimeve të saj.
Ai ka thënë se e ka mirëpritur vendimin, pasi në vazhdimësi si PDK kanë kërkuar të mblidhen partitë parlamentare për t’u dakorduar për një datë për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai ka thënë se ka shprehur qëndrimin se PDK-ja pret që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur brenda harkut kohor pas vendimit të plotë të Kushtetueses.
“Besojmë që fundi i janarit është datë e përshtatshme. Besojmë që është e domosdoshme që të mos humbet kohë pasi edhe viti i ardhshëm po vjen me shumë pikëpyetje lidhur me krizën ekonomike”, ka thënë ai.
Krasniqi nuk ka bërë të ditur nëse në zgjedhje do shkojnë të vetëm apo në koalicion, duke shtuar se ky nuk është prioriteti i tyre esencial.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.