Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.
Zemaj ka pohuar se është shumë e rëndësishme të respektohen masat antiCovid në tërë hapësirat e aeroportit.
Postimi i tij:
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.
Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat anti Covid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga ana e bashkatdhetarëve edhe nga ana e personelit të aeroportit.
Andaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, ju bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje.
Ruani shëndetin Tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.