×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Romina Kuko: Do të shtojmë orët policore në shkolla

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 17:19

    Në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit pas ministrit Bledi Çuçi dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu fjalën e mori zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko.


    E ndërsa shpalosi disa nga rezultatet e anketimit, të cilat i vlerësoi si pozitive, Kuko tregoi edhe objektivat. Zv/ministrja e Brendshme tha se objektiv është shtimi i orëve të policisë nëpër shkolla, pasi sipas saj, adoleshentët kanë një rol shumë të rëndësishëm në komunitet.

    “Ajo që do të duam është orët e policisë nëpër shkolla sepse edhe pjesa e ndërgjegjësimit është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Kuptohet që adoleshentët janë ata që janë thelbësor në punën e komunitetit, pasi kanë mundësi të influencojnë edhe familjet e tyre, bashkëmoshatarët dhe vetë komunitetin. Do të shtojmë dhe intensifikojmë orët e trajnimit dhe përfshirjes së policisë nëpër shkolla” tha ajo.

    Referuar situatës aktuale, pak ditë më parë në protestat që pasuan vrasjen e Klodian Rashës, adoleshentët ishin baza e tubimit, ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se do të identifikohen dhe trajtohen me psikolog. Ndërsa sot zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko njoftoi shtimin e orëve të policisë nëpër shkolla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!