×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia që mezi e kaloi pragun në zgjedhjet e kaluara: Kemi oferta për koalicion, nuk kemi vendosur ende

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 17:33

    Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma’s Socialdemokrate, Endrit Shala ka thënë që kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme të cilat pritet që të mbahen se shpejti.


    Këto deklarata ai i bëri në një lidhje direkte në emisionin “Frontal”, në T7.

    “Nisma si subjekt politik është e përgatitur gjithmonë për zgjedhje kurdo që ato të mbahen. Tani e kemi një vendim të Kushtetueses që ne e respektojmë dhe vazhdojmë më tutje“, ka thënë ai.

    Shala ka folur edhe për mundësinë që Nisma të shkojë e vetme në zgjedhje apo të bëj koalicion me ndonjërën nga partitë politike në vend.

    “Ne nuk kemi marrë vendim ende për këtë çështje. Normalisht ajo çfarë mendon shumica e udhëheqjes së Nismas dhe është kërkesë e shumicës është që Nisma të garojë e vetme. Ne jemi të gatshëm që të garojmë të vetëm. Por në diskutim me të tjerët, ne së shpejti do ta marrin një vendim“, ka thënë më tutje ai.

    Anëtari i Nisma’s foli edhe për ofertat që ka kjo parti nga partitë e tjera për koalicion.

    “Nga organet drejtuese të Nismas do të marret vendimi dhe ne do të tregojmë se a do të shkojë Nisma e vetme apo në koalicion. Kemi oferta të shumta nga parti të tjera për të bashkëpunuar”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!