×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Valon Syla e dëshmon se liria e shprehjes nuk ndalet me grushte: Gërrnaçi mbetet gërrnaç

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 18:01

    Gazetari Valon Syla i cili është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë ka treguar krejt gjendjen se si ka ardhur deri tek ky sulm. Ai ka thënë se sulmet fizike nuk e ndalin mendimin e lirë. Syla ka thënë se sulmi i sotëm e ka vërtetuar thënien e tij se ‘gërrnaçi mbetet gërrnaç”


    Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Frontal” në T7, Syla tha se ai fillimisht e ka pyetur se ‘ a është ai Valon Syla?’, e për këtë, ai ishte përgjigjur që ‘Jo’.

    Pastaj ai tregon se si e ka kapur për dore dhe i ka thënë që të mos dalë kurrë në televizion e as të flasë kurrë.

    “Jam mirë, nuk kom naj farë lëndimi të rëndë turpor. Sulmi nuk ka zgjatë shumë, Jam munduar të mos rrokem të tërhiqem. Personi që më ka sulmuar ka qenë vetë i 3, ata dy kanë qëndruar më anash. Ka qenë agresiv dhe më ka sulmu. E kam thirrë menjëherë Policinë. Kur më kanë vursulur jam larguar në një rrugë më poshtë. E kam pritur policinë.

    Mu drejtu a je Valoni ti? Isha në bank për me kry një pages, mtha ‘a je ti’, unë i thash ‘Jo sjom’, më kapi përdore e më tha ‘a bon ti kurrë mos me dal në televizion edhe mos me fol kurrë’”, tha Syla.

    Syla ka thënë se sulmi ndaj tij vjen pasi ai ka dashur që të iniciojë një debat dhe të tregojë se kemi një shoqëri të dhunshme që nuk e pranon mendimin ndryshe.

    “Po mendoj që është pikërisht debati që unë kam dashur ta iniciojë debati I një shoqërie të dhunshme e cila nuk e pranon  kritikën, nuk e pranon mendjen ndryshe dhe janë të dhushëm. Këto grupe vijnë me fjalë të dhunshme e me sharje, shumica vijnë nga diaspora”, tha ai.

    Syla ka thënë setTendenca e një pjese të diasporës që të të flet se vetëm ata e mbajnë Kosovën, është një tendencë domatike e një mendimi të pa informuar dhe të pa bazuar në të dhëna ekonomike.

    “Kam dashur të nxisë një debat lidhur me diasporën. Kjo që ka ndodhur sot e vërteton gërrnnacin që e kam vënë për t’I ndarë . Por është ky grupi ekstremist që duhket se ka dalur nga vija që nuk janë mirë të edukuara dhe nuk e pranojnë mendimin ndryshe”, tha ai.

    Syla është sulmuar sot rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

    Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!