Testet e shpejta mund të përkeqësojnë situatën me pandeminë e koroanvirusit. Kjo për shkak të numrit të lartë të rezultateve false që japin. Eksperti britanik Jon Deeks, nga Instituti i Kërkimeve në Universitetin e Birmingham, ngre dyshimet e tij rreth cilësisë së testeve të tilla dhe pasojave që mund të vijnë më pas.
Testet e shpejta që nxjerrin rezultatin për 15 minuta, për të cilat qeveria britanike ka shpenzuar më shumë se 600 milionë paund si pjesë e planit të testimit ‘Moonshot’ do të kryhen në shkollat e mesme dhe kolegje në janar.
Por sipas ekspertit Deeks, deri më tani nga testimi i 7100 studentëve në Universitetin e Birmingham, të cilët u bënë pjesë e eksperimentit të testimit para Krishtlindjeve, dolën vetëm 2 raste pozitive, dhe mbi 60 raste dolën me rezultate negative të rreme.
Sipas tij, nëse ky plan do të zbatohet në janar, do të ketë shpërthime koronavirusi në ambientet e shkollave dhe transmetim më të gjerë të virusit.
‘Ndoshta mund të jetë më mirë të niset në shkolla, por po dalin të dhëna se ky test nuk po funksionon mirë tek asimptomatikët të cilët janë transmetues të virusit gjithashtu’.
Ndërsa Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore e NHS Test and Track, e ka pranuar që ka pasur rezultate negativë por shton se politika ka të bëjë më shumë me diagnistikimin e sa më shumë rasteve që ata të izolohen në shtëpi dhe të mos e përhapin: ‘Ne po mundohemi të zbulojmë raste asimptomatike, të cilat nuk do i zbulonim dot me testet klasike, që përdoren për ata që shfaqin simptoma’.