×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci merr vaksinën kundër Covid: Është e sigurt, simbol i shpresës

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 19:25

    Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka marrë sot, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga Moderna për Covid-19.


    Fauci është shprehur se ishte “një nder” për të dhe se vaksina është një simbol i shpresës për Amerikën dhe botën. Ndërkohë, ai shton se do duhet deri në korrik të vitit tjetër, që shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar kundër COVID.

    Sipas Faucit, vaksinat do të fillojnë të dalin për publikun në pranverë, ku çdokush do të mund të vaksinohet, pa qenë pjesë e listës prioritare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!