×
  • Lajme
  • Botë

    Franca del kundër BE-së: Rihap kufijtë me Britaninë, por me një kusht

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 22:38

    Franca ka dalë kundër vendimit të BE, dhe ka njoftuar se do të rihapë kufijtë për udhëtarët dhe transportuesit e mallrave në Britani, por me kushtin që kushdo që mbërrin në Francë duhet të paraqesë testin negativ të koronavirusit, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë.


    Duke filuar nga mëngjesi i nesërm do të lejohen të vijojnë me aktivitetin, avionët, anijet dhe Eurostar. Lajmin e bëri me dije minsitri francez i transportit Jean-Baptiste Djebbari. Në një postim në Tëitter ai shkruan:

    Shtetasit francezë, banorët dhe ata me një arsye të ligjshme për të qenë këtu duhet të sigurojnë një test negativ. Kushdo që mbërrin në Francë nga nesër duhet të ketë testin negative të kryer në 72 orët e fundit duke përdorur testin PCR.

    Pavarësisht vendimit që vjen pas disa ditësh kaosi, nuk ka gjasa të ndihmojë shumë për të lehtësuar mbingarkesën në Kent të Britanisë, pasi mijëra kamionë nuk arritën dot të kalonin përmes Channel. Sekretari i Transportit Grant Shapps u bëri thirrje shoferëve të kamionëve që të mos drejtoheshin drejt Kentit me shpresën e hipjes në një traget ose tren, pasi një vendim pritet të merret edhe për ata, që të mos hasen problematika.

    Pak orë më parë, Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve që të ndryshonte strategji duke mos ndëshkuar ata mijëra persona që mezi presin të kthehen në shtëpitë e tyre në dhe për nga Britania dhe nëse janë të infektuar, të karantinohen.

    Vendimi i vendeve të BE u mor pas zbulimit të një mutacioni të ri të koronavirusit, që thuhet se është 70 % më shumë transmetues në krahasim me variantet që janë në qarkullim, edhe pse nuk flitet deri më tani për rëndesë të sëmundjes, apo që të mos ketë efekt mbi vaksinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!