Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK, partia prej nga vjen ai është favoriti kryesor për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme.
Hoti ka thënë se kjo vjen pasi që qeverisja e tij ka qenë e mirë. Ai ka përmendur përmirësimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe menaxhimin e pandemisë si suksese të qeverisjes së tij.
“Jemi favoriti kryesor, sepse e dini si e kemi gjetur vendin me sanksione ndërkombëtare, përfshirë mikun tonë më të madh [SHBA-në]. Kemi menaxhuar pandeminë. Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë”, është shprehur Hoti.
“Ne kemi hequr nga diskursi disa dukuri negative si korrupsioni, nepotizmi, jo duke folur para medieve, por me veprime konkrete”, ka thënë tutje ai.
Hoti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë duhet respektuar.
Ai ka shtuar se LDK tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e reja, ndërkaq ka thënë se me partitë tjera janë duke biseduar për votimin e buxhetit për vitin 2021 para se të shpërndahet Kuvendi.
“Kemi nis bisedat nga dje për ta kaluar buxhetin – përfshi edhe Vetëvendosjen. Është me rëndësi që të mos hymë në janar me buxhet të pamiratuar”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.