×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi reagon në rrjetet sociale për shkarkimin nga Ballkani

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 16:10

    Ismet Munishi sot është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Ballkanit


    Drejtuesit e klubit nga Suhareka vendosën për largimin e Munishit, i cili qëndroi te Ballkani për 18 muaj, shkruan Reporteri.net

    Munishi para pak minutave ka bërë një reagim në Facebook ku ka falenderuar qytetin e Suharekës si dhe ka kërkuar që të mos sulmohet nga media Presidenti Arsim Kabashi, i cili më parë kishte thënë se Munishi do të jetë trajner i Ballkanit për 20 vite.

    Ky është reagimi i plotë i Munishit:

    Lamtumirë Suharekë
    Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .
    Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.
    I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.
    Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .
    Jam shumë krenar me punen time
    Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!