×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërblehen emigrantët në Francë për ndihmën në situatën e Covid-19

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 16:15

    Qindra emigrantë në Francë të cilët punuan në vijën e frontit të parë me koronavirusin janë shpërblyer për punën e tyre. Ministria e Brendshme i ftoi ata të ndihmojnë në situatën me pandeminë dhe tashmë kanë marrë nënshtetësinë franceze ose janë në fazat e fundit të marrjes së nënshtetësisë. Bëhet fjalë për më shumë se 700 emigrantë. Mes tyre përfshihen infermierë, mjekë, sanitarë dhe punonjës në dyqane.


    Mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuarit në pandeminë e koronavirusit për shkak të kontaktit të vazhdueshëm më të infektuarit. Në gjithë botën janë raportuar shumë raste të infermierëve dhe mjekëve që kanë ndërruar jetë, ose janë infektuar.

    Franca është në 10 vendet e prekura më keq nga infeksionet e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milion raste të konfirmuara dhe afro 62,000 vdekje.

    Nisma e shtetësisë së përshpejtuar në Francë u njoftua për herë të parë në shtator. Gjithsej 2.890 persona kanë aplikuar deri më tani për të marrë nënshtetësinë.

    Aplikuesit normalë duhet të kenë jetuar në Francë prej 5 vitesh me të ardhura të qëndrueshme dhe të kenë treguar integrim në shoqërinë francezë.

    Ndërsa ata që kanë ndihmuar në situatën e koronavirusit, duhet të kenë jetuar së paku dy vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!