×
  • Lajme
  • Botë

    Jepet alarmi: Një variant i ri i Covid nga Afrika e Jugut ka hyrë në Evropë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 17:41

    Një mutacion i dytë i Covid, edhe më infektues sesa ai që është prej javësh në Britani, është zbuluar në po të njëjtin shtet dhe sipas autoriteteve ka hyrë nga Afrika e Jugut.


    Deri më tani janë zbuluar dy raste të variantit të virusit të Afrikës së Jugut, të quajtur 501.V2, dhe të dy ishin kontakte të njerëzve të cilët kishin udhëtuar nga javët e fundit, sipas Sekretarit të Shëndetësisë, Matt Hancock.

    Varianti i virusit është i dyti që do të shpallet nga qeveria dhe ky version është madje më i transmetueshëm dhe ka pësuar më tej mutacion.

    Hancock tha se zbulimi është shumë shqetësues dhe tha se janë vendosur kufizime të menjëhershme për udhëtimet nga dhe drejt Afrikës së Jugut. Ata që kanë mbërritur nga vendi në dy javët e fundit u urdhëruan që të karantinohen për dy javë.

    Ai e dha lajmin në një konferencë shtypi këtë pasdite, pasi ekspertët lajmëruan se niveli i infektueshmërisë së virusit është rritur.

    “Sigurisht që lufta kundër virusit është një përpjekje globale dhe ne jemi vazhdimisht vigjilentë për të parë botën dhe si pjesë e mbikëqyrjes sonë… Kemi zbuluar dy raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit këtu në Mbretëria e Bashkuar. Të dy janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut në javët e fundit. Ky variant i ri është mjaft shqetësues pasi është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka pësuar më tej mutacione sesa varianti i ri që është në vendin tonë. Jemi duke bërë karantinën e rasteve dhe kontakteve të ngushta të rasteve. Së dyti, po vendosim kufizime të menjëhershme për udhëtimet nga Afrika e Jugut. Dhe së treti dhe më e rëndësishmja, çdokush nga Britania e Madhe që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të kaluara dhe kushdo që është një kontakt i ngushtë i kujtdo që ka qenë në Afrikën e Jugut në dy javët e fundit duhet të karantinohet menjëherë”, tha ai.

    Britania është futur në një izolim që do të vazhdojë deri në javën e parë të janarit. Ndërkohë që shumë shtete kanë pezulluar fluturimet me të për shkak të versionit të ri të Covid./ Burimi The Sun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!