×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohet edhe një lloj i ri i koronavirusit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 13:30

    Një tjetër variant i ri i koronavirusit është shfaqur në Nigeri, njoftojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.


    John Nkengasong, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi ekzistencën e llojit të ri të koronavirusit – P681H gjatë ditës së sotme, duke thënë se është i ndryshëm nga ato të zbuluar kohën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

    Por ai shtoi se është ende shumë herët për të treguar se çfarë efektesh mund të ketë varianti i ri, duke thënë se shkencëtarëve u duhet më shumë kohë për ta studiuar atë.

    Ky lloj është shfaqur ndërsa Nigeria raporton një numër rekord të rasteve të koronavirusit – me 1,133 raste të raportuara të mërkurën, megjithëse varianti i ri nuk mendohet të jetë prapa këtij vërshimi.

    Vendi, më i populluari në Afrikë, raportoi vetëm pesë vdekje nga virusi të mërkurën, shumë poshtë kulmit të valës së tij të parë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!