Zlatan Ibrahimovic ka folur për kohën kur ishte i infektuar me Koronavirus
Sulmuesi i Milanit ka thënë se qëndrimi në një vend për të ishte shumë i vështirë, shkruan Reporteri.net
Ibra u infektua me Covid gjatë këtij viti, por e kaloi pa pasur ndonjë problem shumë të madh.
“Kur u testova pozitiv, isha goxha i qetë, gati i intriguar: oh, dua të shoh se çfarë është ky Covid. Qëndrova i izoluar gjatë gjithë kohës, në shtëpi, i mërzitur; nuk mund të dilja, nuk mund të stërvitesha mirë. Qëndrimi në një vend është i tmerrshëm,” ka thënë Ibra.
“Në një moment nisa të flas me muret e shtëpisë. Koronavirusi bëhet një fakt mendor. Ia ngul sytë vetes dhe imagjinon të gjitha të këqijat mbi ty, madje edhe ato që nuk i keni. Një dhimbje për atë që ndjen dhe për atë që mendon se ndjen,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.