Xherdan Shaqiri është gati për t’u rikthyer në aksion me Liverpoolin
Shaqiri ka vuajtur nga një lëndim që një kohë, por tani është kthyer në stërvitje të plota dhe është drejt rikthimit në fushat e gjelbra, shkruan Reporteri.net
Jurgen Klopp ka folur për futbollistët e lënduar, duke dhënë sinjale të mira për Shaqirin dhe Milnerin, derisa me Thiagon do të tregohet më i kujdesshëm.
“Thiago ka bërë hapa drejt rikthimit, por nuk është ende i gatshëm. Pas një kohe të gjatë, nuk mundemi ta nxitojmë atë,” ka thënë Klopp.
“Djemtë e tjerë janë më afër rikthimit, Shaqiri u stërvit dhe Milner pati një seancë të plotë stërvitore. Kemi prapë dy ditë kohë që të shohim e të vendosim,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.