Shumë aspekte të marrëdhënieve të ardhshme të Britanisë me Bashkimin Evropian pas marrëveshjes tregtare post-Brexit do të ndryshojnë. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ri, për qytetarët rregullat do të ndryshojnë, ata evropianë, britanikë por dhe emigrantë. Më poshtë lexo listën me gjërat më të rëndësishme që do ndodhin nga 1 janari 2021:
1. Udhëtimet evropiane do të kenë nevojë për më shumë planifikim
-Nga 1 janari, për të vizituar ndonjë vend të BE ose Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, qytetarët britanikë duhet që: Të kenë mbetur të paktën gjashtë muaj leje në pasaportë, përveç udhëtimeve në Irlandë, e cila është pjesë e Zonës së Përgjithshme të Udhëtimit (CTA).
-Duhet vërtetim shëndetësor. Skema aktuale EHIC nuk do të zbatohet më.
-Kontrolloni celularin. Asnjë firmë mobile në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht nuk ka në plan të rikthejë tarifat e roamingut por garancia e roaming falas do të marrë fund.
-Nëse do të udhëtosh me kafshën shtëpiake, duhet të merrni vërtetim shëndetësor tek veterineri 10 ditë para se të udhëtoni, kjo përfshin edhe Irlandën e Veriut. Skema aktuale e pasaportave të kafshëve shtëpiake të BE nuk do të zbatohet më.
2. Do zgjidhni tjetër ‘korsi’ në kufi
Në kontrollin e kufirit, duhet të përdoren korsi të ndara nga shtetasit e BE-së, ZEE-së dhe Zvicrës. Turistët do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa vizë në vendet e zonës Shengen e cila përfshin shumicën e kombeve të BE-së dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin për deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Pra, një fundjavë e gjatë katër ditore në Portugali për Pashkë, e ndjekur nga dy javë në Francë në Qershor, do të llogaritej si 18 ditë drejt kufirit 90-ditor. Nga viti 2022, shtetasit e Britanisë duhet të paguajnë për një autorizim elektronik për të udhëtuar në zonën Shengen – i ngjashëm me sistemin ESTA në SHBA. Për vendet jashtë zonës Shengen, rregullat janë të ngjashme.
3. Do të rikthehet Shooping Dutty Free
Dutty Free Shooping do të jetë e disponueshme nëse udhëtoni në BE nga viti 2021. Kur Britania ishte anëtar i BE-së, qytetarëve ju lejohej të sillnin sasi të pakufizuar të alkoolit dhe duhanit nga një vend i BE-së pa paguar ndonjë detyrim në kufi për sa kohë që ishte paguar detyrimi në vendin ku ishin blerë. Nuk do të ketë më shitje në aeroport pa taksa të mallrave të tilla si elektronika dhe veshmbathja. Rimbursimet e TVSH-së për vizitorët jashtë shtetit në dyqanet e Britanisë gjithashtu do të hiqen.
4. Rregulla të reja për qytetarët e Britanisë që duan të lëvizin në BE
Nga 1 janari, lëvizja e lirë e njerëzve midis Britanisë dhe BE do të marrë fund. Nëse tashmë jetoni në një vend të BE-së, do të keni disa mbrojtje sipas marrëveshjes së tërheqjes. Por edhe atëherë, duhet të kontrolloni rregullat specifike të atij vendi. Ju mund të keni nevojë të regjistroheni ose të aplikoni për qëndrim, të merrni dokumente të reja ose të plotësoni kërkesa specifike. Për shembull, shtetasit e Britanisë që jetojnë ose planifikojnë të jetojnë në Francë do të duhet të marrin leje. Nëse planifikoni të shkoni në BE në vitin 2021, nuk do të keni më një të drejtë automatikisht për të jetuar ose punuar atje.
Rregullat dhe “dokumentet” e kërkuara t do të varen nga vendi ku dëshironi të shkoni dhe arsyeja e lëvizjes tuaj. Njerëzit që planifikojnë të lëvizin në Irlandë do të jenë kryesisht të paprekur nga rregullat e reja.
5. Rregulla të reja për shtetasit e BE-së që jetojnë në Britani
Nëse jeni një qytetar i BE-së që jetoni në Britani deri më 31 dhjetor 2020 ose nga Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra të drejtat tuaja do të mbesin të njëjta deri më 30 qershor 2021. Por duhet të kontrolloni nëse mund të qëndroni pas kësaj date. Ju do të duhet të bëheni një qytetar i Brtianisë, ose të aplikoni në Skemën e Zgjidhjes së BE. Për shkak të Zonës së Përbashkët të Udhëtimit, të drejtat e qytetarëve Irlandezë nuk do të ndryshojnë.
6. Do të ketë një sistem të ri të emigracionit në Britani
Nga janari, do të ketë një sistem të ri të bazuar në pikë për shtetasit e huaj (përveç shtetasve irlandezë) që dëshirojnë të lëvizin në Britani. Qeveria thotë se do të trajtojë qytetarët e BE dhe jo-BE në mënyrë të barabartë dhe do të synojë të tërheqë njerëz që mund të kontribuojnë në ekonominë e Britanisë.
Ata që dëshirojnë të transferohen në Britani për të punuar, jetuar ose studiuar do të duhet të aplikojnë dhe të paguajnë një vizë. Do të kushtojë 348 paund për të aplikuar për një vizë studentore nga jashtë Brtianisë, ose 475 paund për të zgjatur ose ndërruar llojin e vizës nga brenda Britanisë.
Të aplikosh për një vizë për pune do të kushtojë nga 610 deri në 1,408 paund për person nëse nuk bën pjesën tek lista e punëve që vendit nuk ju mungojnë.
Ata gjithashtu do të duhet të paguajnë një shtesë për sigurimet shëndetësore prej 624 paund për person në vit, përveç nëse janë punonjës të kujdesit shëndetësor. Qytetarët e BE-së, EEA-s dhe Zvicrës nuk do të kenë nevojë vizë për vizita turistike në Britani deri në gjashtë muaj. Ka gjithashtu udhëzime për shtetasit e Britanisë që jetojnë jashtë vendit që planifikojnë të kthehen në shtëpi me anëtarët e familjes që nuk janë shtetas të Britanisë.
7. Tregtia do të jetë ndryshe, brenda dhe jashtë Britanisë
-Anglia, Uellsi dhe Skocia
Importuesit dhe eksportuesit do të duhet të bëjnë deklarimet doganore, si me vende të tjera në botë. Disa produkte, përfshirë bimët, kafshët e gjalla dhe disa ushqime, do të kenë nevojë gjithashtu për licenca dhe çertifikata të veçanta. Të tjerët do të duhet të etiketohen në mënyra specifike.
Por në përgjigje të ndikimit shkatërrues të krizës Covid në shumë biznese, qeveria e Britanisë ka zgjedhur të shtyjë me gjashtë muaj imponimin e kontrolleve të plota mbi mallrat që hyjnë në Britaninë e Madhe nga BE, megjithëse do të ketë akoma kontrolle për produkte specifike.
Irlanda veriore
Brtiania dhe BE kanë rënë dakord të mbajnë një kufi ‘të padukshëm’, pa postblloqe, midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës (i cili mbetet në BE). Irlanda e Veriut do të vazhdojë të ndjekë shumë nga rregullat e BE-së, që do të thotë se kamionët mund të vazhdojnë të kalojnë përtej kufirit pa qenë e nevojshme të inspektohen.
Sidoqoftë, në vend të kësaj, do të nevojiten disa kontrolle të reja për disa mallra që mbërrijnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar (Angli, Skoci, Uells).
Produktet ushqimore – të tilla si mishi, peshku dhe vezët – do të duhet të kontrollohen për t’u siguruar që ato përputhen me standardet e BE. Sidoqoftë, në mënyrë që të zvogëlohet çdo përçarje e mundshme, supermarketeve do t’u jepet një “periudhë faljeje” fillestare tre-mujore ku rregullat nuk do të zbatohen për ushqimin që ata sjellin në Irlandën e Veriut. Disa produkte të mishit do të kenë një periudhë më të gjatë, gjashtë mujore.
Është arritur gjithashtu një marrëveshje për të eleminuar tarifat – tarifa shtesë për mallrat – për shumicën e tregtisë Britania e Madhe-Irlanda Veriore. Kjo do të zbatohet edhe nëse nuk ka ndonjë marrëveshje tregtare midis Britani-BE.
Sidoqoftë, disa dokumente të reja do të kërkohen nga 1 Janari, kështu që bizneset do të duhet të jenë të gatshëm për ndryshimet.