Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i saj dëshiron liberalizim sa më të shpejtë për kosovarët, njofton Klan Kosova.
Këto komente ajo o ka bërë në konferencën për media pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit.
“Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë edhe me Shqipërinë ne do të mbështesim negociatat. Dëshirojmë ta shikojmë edhe Bosnjën që sa më shpejt të ec përpara”.
“Ne do ta vazhdojmë procesin e Brdo-Brijunit për ta vendosur në qendër këtë pjesë të Europës Juglinore dhe për t’u bërë pjesë e së ardhmes europiane”.
“Jam e lumtur që patëm një takim konstruktiv dhe që konfirmoi kontributin tonë për rrugën drejt BE-së”.
“Ne duhet të flasim akoma për strategjinë e zgjerimit dhe për zgjidhjen e problemeve në mes nesh në mënyrë që të arrihet një anëtarësim i plotë”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta arritur këtë”.
“Kroacia do ta marrë Presidencën në gjysmën e 2020, ne do ta kemi në kryeagjendë Evropën Juglindore”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.