×
  • Sport
  • Sport

    Messi u dërgoi nga një birrë të gjithë portierëve që u shënoi gola, ky është reagimi i Buffonit

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 11:22

    Lionel Messi e ka festuar rekordin e golave të shënuar në një klub me anë të një ideje gjeniale


    Birra amerikane Budweiser e ka festuar rekordin e Messit duke i dërguar birra të gjithë portierëve të cilëve argjentinasi u ka shënuar gola, shkruan Reporteri.net

    Messi theu rekordin e Peles duke shënuar ndaj Valladolidit golin e 644 në karrierë te Barcelona, duke u bërë futbollisti me më së shumti gola për një skuadër të vetme.

    Buffon ka reaguar me të pranuar birrat nga kompania amerikane.

    “Faleminderit për birrat. Unë do ta marr këtë si kompliment. Ne kishim beteja të shumta gjatë këtyre viteve. Urime në thyerjen e rekordit Messi. Është një arritje e pabesueshme. Gëzuar,” ka shkruar Buffon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!