×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Minnesotas me deklaratë emocionuese: Vdiqa me 13 prill dhe nuk do të kthehem më kurrë

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 11:47

    Basketbollisti i Minnesota Timberwolves, Carl-Anthony Towns ka bërë disa deklarata shqetësuese pas fitores ndaj Detroitit në rundin e parë të edicionit të ri në NBA.


    Towns ishte më i miri te skuadra e tij me 22 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime.

    Ai është rikthyer në formë pas një periudhe të vështirë. Muaj më parë, nëna e tij dhe disa familjarë të tjerë vdiqën pas infektimit me koronavirus.

    “E dini çfarë? Nuk e mbaj mend të kaluarën. As që më intereson. E di çfarë ka ndodhur. Mund të më shihni të qeshur më 13 prill, por Carl vdiq atë ditë dhe unë nuk do të kthehem më”, deklaroi basketbollisti amerikan.

    “Nuk e njoh atë njeri, nuk e di kush është ai. Ju flisni për trupin tim, por shpirti im ka vdekur që një kohë të gjatë”, tha Carl.

    “Këtë fitore ia kushtoj nënës sime. I thash asaj se do të fitoja për të dhe ia dola”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!