Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanjat, e cila humbi tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.
Ministrja Olta Xhaçka, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, miq dhe familjarë pritet që të jenë të paanshëm në dorëzimin e trupit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka më herët bëri një vizitë në familjen e nëntetares Hasanaj, pas kthimit të saj nga Letonia, për të ngushëlluar të afërmit.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë ne”, ishte ngushëllimi qe Xhçka iu bëri të afërmeve të nëntetares së vrarë me 6 maj.
Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës.
Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.