Mbretëresha Elizabeth II gjatë fjalimit të saj për Krishtlindje, ka transmetuar shpresën se kushdo që nuk është i rrethuar nga miqtë “nuk është vetëm”.
Ajo tha atë që shumë njerëz duan për Krishtlindje, një përqafim të thjeshtë ose një shtrëngim duarsh, por edhe në netët më të errëta ka shpresë. 94-vjeçarja ka vlerësuar aktet e mirësisë, duke thënë se pandemia “na afroi” pavarësisht se shkaktoi vështirësi. Mbretëresha si shumë britanikë, po kalon ditën larg familjes së saj.
“Në mënyrë të jashtëzakonshme, një vit që i ka mbajtur njerëzit domosdoshmërisht larg, në shumë mënyra, na ka sjellë më afër,” ka thënë mbretëresha në transmetim, duke shtuar se Familja Mbretërore është “frymëzuar” nga njerëzit vullnetarë në komunitetet e tyre.
“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën, njerëzit janë ngritur në mënyrë madhështore ndaj sfidave të vitit dhe unë jam aq krenare dhe e prekur nga kjo frymë e qetë. Sigurisht që për shumë njerëz, kjo kohë e vitit do të jetë e trishtuar, disa vajtojnë për humbjen e të dashurve të tyre dhe gjithçka që kanë nevojë është një përqafim. Le të na drejtojë drita e Krishtlindjeve, fryma e vetëmohimit, dashurisë dhe mbi të gjitha, shpresa, në kohët në vazhdim”, ka thënë Elisabeth II.
Mbretëresha dhe Princi Philip, 99 vjeç, kanë jetuar në kështjellën Windsor gjatë pandemisë me një pjesë të vogël të stafit të tyre. Mendohet të jetë viti i parë që çifti nuk ka kaluar Krishtlindjet në shtëpinë e tyre në Sandringham që nga mesi i viteve 1980-të. Familja Mbretërore zakonisht kalon ditën e Krishtlindjeve së bashku, por nuk do ta vizitojnë njëri-tjetrin këtë vit, për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.