Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, tha se asamblistët e larguar nga kjo parti nuk do të kenë asnjë efekt në organizimin e LDK-së dhe në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit 2021.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Frontal” në T7, Sfarqa pret se veprimet e saj do të kenë efekte kundërproduktive, pasi sipas tij, ajo po punon pamëshirshëm në mënyrë të organizuar kundër shtëpisë së saj.
“Realisht unë shpresoj dhe pres efekte kundërproduktive të saj, se ajo pamëshirshëm po punon në mënyrë të organizuar kundër shtëpisë së vet, madje duke futur në funksion edhe zyrat e presidencës për listën e saj. Asamblistët e larguar nuk do të kenë asnjë efekt në organizmin e LDK-së dhe në zgjedhje. Ata nuk janë ndonjë strukturë e organizuar janë disa asamblistë që kanë qenë në përfundim të punës së tyre. Disa e duan LDK vetëm kur është në pushtet, ata kanë lëvizur edhe më herët”, tha Sfarqa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.