Kryetari i Istogut, njëherit edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka zbuluar dy nga emrat e mundshëm për bartës të listës zgjedhore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Rugova ka thënë se kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti, mbetet një nga mundësitë për kandidim nga LDK-ja, raporton T7 – transmeton Reporteri.net.
Rugova tha se nesër Hoti do t’ua paraqes planin për shkuarjen në zgjedhje edhe kryetarëve të degëve të partisë.
Sipas Rugovës edhe ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, mund të jetë njëri ndër kandidatët potencial për kryeministër.
Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, brenda pak ditësh pritet të bëhet publik emri i kandidatit për kryeministër.
Gjykata Kushtetuese, me shpalljen e aktvendimit për votën e Etem Arifit si të jashtëligjshme, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje qendrore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.