×
  • Lajme
  • Lajme

    4 vetura përfshihen në një aksident në Vranidoll, lëndohen 7 persona

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 23:19

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

    Ahmeti ka bërë të ditur se në aksident janë të përfshira katër vetura dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Ajo njoftoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!