×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia në Deçan kaplohet nga zjarri, lëndohet një 9-vjeçar

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 9:11
    Ilustrim

    Një fëmijë i moshës 9-vjeçare ka pësuar lëndime trupore si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në Deçan të shtunën rreth orës 20:30.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse elektrike e cila kishte qenë në një nga dhomat e shtëpisë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore bashkë me zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!