Partia Demokratike e Kosovës thonë se do të kenë tre kandidatë nga diaspora në listën e deputetëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ata gjithashtu planifikojnë rikthimin e Ministrisë së Diasporës. Këto e vendime të tjera, kandidati i PDK’së për kryeministër Enver Hoxhaj ua ka thënë mërgimtarëve nëpërmjet një konference online.
Sipas njoftimit të PDK’së, ata planifikojnë lirimin e e mërgimtarëve nga sigurimi kufitar.
Njoftimi i plotë i PDK’së:
Kryetari në Detyrë i PDK’së, njëherësh edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarin e kryesisë dhe udhëheqësin e Departamentit për Diasporë, Elmi Reqica, kanë zhvilluar sot një konferencë online me pjesëtarë të mërgatës tonë nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Kanada.
Gjatë kësaj konference kryetari Hoxhaj ka njoftuar bashkatdhetarët me 4 vendimet e reja që PDK-ja ka marrë për Diasporën.
1. PDK-ja do të ketë tri vende për diasporën në listën e saj për deputetë.
2. Rikthimi i Ministrisë së Diasporës, e cila u shua nga qeveria LVV-LDK. Edhe ministri do të jetë nga diaspora.
3. Nismë parlamentare për ulëse të rezervuara për diasporën shqiptare në Kuvendin e Kosovës, sikur disa vende në rajon dhe gjetiu.
4. Diaspora të lirohet nga obligimet e sigurimit kufitar deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove së Kartonit të Gjelbër.
Punën për diasporën e kemi obligim dhe PDK-ja do t’i përgjigjet këtij zotimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.